Austri: Nga nesër, intensifikohet kontrolli i korrektësisë së certifikatave të vaksinimit

Austri: Nga nesër, intensifikohet kontrolli i korrektësisë së certifikatave të vaksinimit

17:31, 22/09/2021
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, njoftoi se policia austriake do të intensifikojë kontrollin e korrektësisë dhe besueshmërisë së dëshmisë "3G", domethënë certifikatës së vaksinimit.

"Vetëm në gjashtë muajt e fundit, ne kemi gjetur 400 dokumente të tilla të falsifikuara," tha Franz Ruf, drejtor i përgjithshëm i sigurisë publike.

Kontrollet do të kryhen kryesisht në gastronomi.

Nehamer u tha përdoruesve të provave të rreme: "Më mirë mos i përdorni më".

Ai vuri në dukje se probabiliteti do të jetë i lartë që ato të zbulohen.

Nehamer nënvizoi se përdorimi i provave të rreme nuk është një krim i vogël, por një krim më i rëndë, që do të thotë se personi që i përdor ato mund të dënohet me burg.

Sipas ligjit, dënimi i parashikuar për veprën e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve ose të dhënave, pra përdorimi i tyre është deri në tre vjet burg, kujtoi Ruf.

Për më tepër, një shkelje e tillë do të nënkuptonte një shkelje të rregulloreve, për të cilat parashikohet një gjobë deri në 500 euro.

Numri i njerëzve të infektuar po rritet vazhdimisht, dhe në të njëjtën kohë vërehet një rritje e provave të rreme, theksuan Ruf dhe Nehamer, kjo është arsyeja pse u vendos të merren masa aktive.

Nehamer, siç raportoi, tashmë ka lëshuar një urdhër për policinë në të gjithë vendin për të filluar një aksion të kontrollit më të rreptë.

Oficerët e policisë do të përdorin aplikacionin "Green Check" për të kontrolluar dëshmitë "3G", por ata gjithashtu do të kontrollojnë pasaportat klasike të vaksinimit, si dhe dokumentet personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco