Pinguinët lirohen në det të hapur pas rehabilitimit

Pinguinët lirohen në det të hapur pas rehabilitimit

12:27, 22/09/2021
A+ Aa A-

Katërmbëdhjetë pinguinë “Magelanikë” pas rehabilitimit janë kthyer në detin e Atlantikut të Argjentinës.

Ata vuanin nga kequshqyerja, dehidratimi dhe temperatura e ulët trupore.

Fondacioni “Mundo Marno” i shpëtoi këto kafshë në muajin shkurt.

Pas rehabilitimit, në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ata u liruan më 17 shtator në një plazh në qytetin San Clemente në Argjentinën Lindore.

Ka rreth 2.2 milionë deri në 3.2 milionë pinguinë të rritur “Magelanikë”, të quajtur kështu në nder të eksploruesit portugez Ferdinand Magelan.

Ato gjenden kryesisht në Argjentinë dhe Kili, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco