Lajmi i fundit

‘30 qershori’/ Rikthehet çështja nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese

Marrëveshja Australi-SHBA-Britani/ BE krah Francës: U befasuam nga anulimi i kontratës së nëndetëseve

Marrëveshja Australi-SHBA-Britani/ BE krah Francës: U befasuam nga anulimi i kontratës së nëndetëseve

19:45, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ministrat e Jashtëm evropianë shprehën solidaritetin e tyre me Francën, e cila reagoi pasi Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Njoftimi erdhi nga shefi i politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pas diskutimeve lidhur me ngërçin diplomatik.

“Shpallja e aleancĂ«s sĂ« mbrojtjes mes kĂ«tyre tri vendeve javĂ«n qĂ« shkoi, pĂ«rkoi me ditĂ«n kur ne po prezantonim strategjinĂ« tonĂ« tĂ« Indo-PaqĂ«sorit. Sigurisht ne u kapĂ«m nĂ« befasi nga ky njoftim qĂ« erdhi sĂ« bashku me anulimin e kontratĂ«s sĂ« nĂ«ndetĂ«seve me FrancĂ«n nga qeveria australiane. Pas diskutimeve, nga ministrat e jashtĂ«m kjo vlerĂ«sohet si zhgĂ«njyese. Ata shprehĂ«n solidaritet tĂ« qartĂ« me FrancĂ«n sepse kjo marrĂ«veshje bie ndesh me thirrjet pĂ«r bashkĂ«punim mĂ« tĂ« madh me Bashkimin Evropian nĂ« Indo-PaqĂ«sor”, tha zoti Borell.

Javën që shkoi, Presidenti Joe Biden njoftoi aleancën e re që përfshinë Britaninë, një marrëveshje që i siguron Australisë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore duke zëvendësuar 12 modele konvencionale me naftë që do të ndërtoheshin nga Franca.

Marrëveshja mes Francës dhe Australisë kapte vlerën e 70 miliardë dollarëve.

Parisi reagoi duke thirrur ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia.

Presidenti Biden të martën takohet në Nju Jork me kryeministrin australian Scott Morrison dhe atë britanik Boris Johnson.

“Jo, nuk do tĂ« kemi rast tĂ« flasim kĂ«tĂ« herĂ« me Presidentin francez Macron. Jam i bindur qĂ« kjo mundĂ«si do tĂ« vijĂ« me kohĂ«. UnĂ« e kuptoj zhgĂ«njimin. Ata po punojnĂ« pĂ«rmes konsultimeve me ambasadorin e tyre i cili Ă«shtĂ« kthyer nĂ« Paris. Do tĂ« jemi tĂ« durueshĂ«m”, tha kryeministri Australian Scott Morrison.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden do të zhvillojë një telefonatë me homologun francez, Presidentin Emmanuel Macron.

Ajo nuk pranoi të thotë nëse administrata Biden do të bëjë ose jo ndonjë kompensim ndaj Francës./ VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco