FOTO/ Vrasja e arkëtarit 20-vjeçar të karburantit në Gjermani, për një maskë Covid Vrasësi me maskën në mjekër

FOTO/ Vrasja e arkëtarit 20-vjeçar të karburantit në Gjermani, për një maskë Covid

12:40, 21/09/2021
A+ Aa A-

Vrasësi erdhi 40 minuta para përfundimit të ditës së punës dhe e qëlloi në kokë punonjësin e karburantit Alexander W, 20 vjeç. A duhej të vdiste arkëtari sepse i kërkoi një klienti, të vinte maskën anti-Covid në fytyrë?

Politikanët në Gjermani kanë shprehur shqetësimin për radikalizimin e atyre që nuk pajtohen me kufizimet e Covid, pasi një shtetas gjerman 49-vjeçar u arrestua se qëlloi për vdekje një punonjës të karburantit, që refuzoi t'i shërbente atij sepse nuk mbante maskë.

Autoritetet në qytetin perëndimor të Trier thanë se i dyshuari u tha oficerëve se ai veproi "nga zemërimi" pasi arkëtari 20-vjeçar në një pikë karburanti në qytetin Idar-Oberstein, në Rheinland-Pfalz, i kërkoi të vinte një maskë.

"Ai më tej deklaroi gjatë marrjes në pyetje se i kishte hedhur poshtë masat kundër koronavirusit," tha policia.

Sipas prokurorit të shtetit, burri tha se ai ishte ndjerë "i shtyrë në një qoshe" dhe e kishte konsideruar viktimën "përgjegjëse për situatën në tërësi, sepse ai kishte zbatuar rregullat".

I dyshuari kishte hyrë në stacionin e karburantit Aral rreth orës 745 pasdite të shtunën dhe mori një arkë prej gjashtë birrash. Pamjet e kamerave televizive tregojnë një maskë të futur në pjesën e pasme të pantallonave të burrit.

Pasi arkëtari e kishte paralajmëruar dy herë se ishte e detyrueshme të mbante një maskë brenda stacionit të benzinës, burri i kishte ulur poshtë birrat pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh dhe ishte larguar.

Ai u kthye dy orë më vonë, këtë herë i veshur me një maskë që e tërhoqi nën mjekër ndërsa qëndronte në banak. "Përfundimisht ai nxori një revole nga xhepi i tij dhe qëlloi për vdekje ndaj studentit 20-vjeçar nga Idar-Oberstein," tha policia.

Vrasësi iku në këmbë, por shkoi vetë në një stacion policie në qytet mëngjesin tjetër.

"Jam e tronditur nga vrasja e tmerrshme e një të riu, i cili vetëm u kishte kërkuar të tjerëve të ndiqnin rregullat e përhapura, të ishin të vëmendshëm dhe të solidarizoheshin," shkroi Annalena Baerbock, kandidatja e të gjelbërve për kancelare.

"Unë jam shumë e shqetësuar për radikalizimin e Querdenker (lëvizjës së skeptikëve pandemikë të Gjermanisë)", shtoi ajo. "Ne të gjithë duhet t'i rezistojmë urrejtjes në rritje."

I riu 20-vjeçar që u vra në vendin e punës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco