Franca kundër SHBA/ Pse u zemërua aleati më i vjetër i Amerikës?

Franca kundër SHBA/ Pse u zemërua aleati më i vjetër i Amerikës?

11:26, 18/09/2021
A+ Aa A-

Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA dhe Australia, si një përshkallëzim i protestave ndaj një marrëveshje të SHBA dhe Britanisë me Australinë për furnizimin me nëndetëse bërthamore. Parisi kishte nënshkruar në vitin një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Australinë, marrëveshje e cila u prish. Kjo solli tërbimin e aleatit më të vjetër të SHBA

Nga Barbara Plett-Usher, BBC

Parisi është tërbuar nga lëvizja që u bë me Australinë. Ishte një goditje ekonomike.

Por zyrtarët francezë u zemëruan edhe më shumë kur dëgjuan për marrëveshjen vetëm disa orë përpara shpalljes publike. Po ashtu ata u habitën kur mësuan se ishte një marrëveshje e re sigurie, që përfshinte edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ishte një surprizë e plotë, thanë ata.

Vendimi i Francës për të tërhequr ambasadorët e saj është ndoshta i pashembullt.

Vendi është aleati më i vjetër i Amerikës, siç vuri në dukje një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se Uashingtoni do të angazhohet me Francën në ditët në vijim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Por duket se kjo ishte më së paku një gjykim i gabuar dhe i turpshëm nga një administratë, e cila ka premtuar se do punojë ngushtë me aleatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco