Nëndetëse kundër Kinës/ Shpërthen ‘lufta bërthamore’ e fjalëve

Nëndetëse kundër Kinës/ Shpërthen ‘lufta bërthamore’ e fjalëve

11:27, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një luftë fjalësh ka shpërthyer pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Australia nënshkruan një marrëveshje për disa nëndetëse të reja bërthamore, që kanë për qëllim kundërvënien ndaj Kinës.

Aleanca e re është quajtur AUKUS. SHBA dhe Britania do të ndërtojnë nëndetëset e para bërthamore të Australisë.

Bëhet fjalë për një flotë prej 8 nëndetësesh. Po ashtu palët do të shkëmbejnë të tjera teknologji ushtarake si inteligjencë artificiale, mbrojtje kibernetike dhe kapacitete për raketa me rreze të gjatë.

Pekini reagoi menjëherë duke dënuar këtë marrëveshje. Sipas tyre, ajo të kujton mentalitetin e Luftës së Ftohtë. Një zëdhënës i qeverisë tha se marrëveshja minon seriozisht bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Kina thotë se marrëveshja e intensifikon garën e armatimeve.

Por nuk është vetëm Pekini i mërzitur me këtë marrëveshe. Franca reagoi po ashtu me zemërim, duke thënë se kjo ishte një thikë pas shpine.

Zemërimi i Parisit vjen pasi ata kishin nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar Australinë me 12 nëndetëse konvencionale. Por marrëveshja është prishur, pasi nëndetëset franceze nuk përfundonin dot para vitit 2030, kurse SHBA dhe Britania do i ofrojnë nëndetëset bërthamore shumë më shpejt.

Por të zemëruar janë edhe Zelanda e Re dhe Kanadaja. Kjo pasi këto shtete janë pjesë e aleancës 'Pesë Sytë', ku pjesë është edhe Australia, SHBA dhe Britania. Tashmë AUKUS duket se do jetë një zëvendësim për 'Pesë Sytë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco