Një skenar i denjë për film/ Një nënë vdes teksa ushqente fëmijët e saj me gji në mes të detit

Një skenar i denjë për film/ Një nënë vdes teksa ushqente fëmijët e saj me gji në mes të detit

10:52, 18/09/2021
A+ Aa A-

Një skenar i denjë për filma.

Më 3 shtator Mariely Chacon dhe familja e saj organziuan një udhëtim me anije në ishullin e pabanuar në La Tortuga.

Por anija dy ditë më vonë u nda në dysh nga valët e egra të detit.

Kjo e detyroi familjen të hypte në një varkë shpëtimi, në të cilën qëndruan për katër ditë në diellin e nxehtë në pritje për ndihmë.

Gjatë kësaj kohe Mariely për të mbajtur fëmijët e saj gjallë, djalin gjashtëvjeçar dhe vajzën dy vjecare i ushqente me gji.

 Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, ajo pinte urinën e saj për të qëndruar gjallë. 

 Përkundër të gjitha përpjekjeve të saj për të shpëtuar, Mariely vdiq nga i nxehti dhe dehidratimi.

Katër ditë pas mbytjes së anijes, fëmijët u gjetën të mbështjellë rreth trupit të nënës së tyre të vdekur në varkën e shpëtimit.

Fëmijët u dërguan në një spital në Karakas, kryeqyteti i Venezuelës, ku u trajtuan për djegie të shkallës së parë, dehidratim dhe stres post-traumatik.

Nga anija e mbytur, 8 persona ndodheshin në barkë, 4 prej të cilëve janë ende të zhdukur./ hitc.com

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco