Befasuese/ Të martuarit në Japoni s’flenë kurrë bashkë, arsyeja

Befasuese/ Të martuarit në Japoni s’flenë kurrë bashkë, arsyeja

20:58, 16/09/2021
A+ Aa A-

Mungesa e hapësires apo shtëpitë e vogla, nuk janë arsyeja pse japonezët nuk flenë në një shtrat, madje as në një dhomë.

Kjo s`ka lidhje me intimitetin dhe as nuk është problem marrëdhënie, por diçka që ata besojnë se është e mirë për ta.

Ja cilat janë arsyet e vërteta përse çiftet e martuara në Japoni flenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Kanë orare të ndryshme gjumi
Një ndër arsyet pse çiftet vendosin të shkojnë në shtrat jo bashkë, është orari i ndryshëm i punës që ata kanë.

Kështu që duke mos dashur të shqetësojnë partnerin se zgjohen herët për punë apo vijnë vonë, ata thonë se kjo nuk ndikon për mirë në jetën e tyre. Fjetja kështu u jep një gjumë të qetë.

Foshnjat flenë me nënat e tyre
Nënat në Japoni zgjedhin të flenë me foshnjat e tyre, pasi kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, prandaj baballaret duhet të vendosin a të ndajnë të njëjtin shtrat apo të shkojnë në dhomë tjetër. 

Për fëmijën kjo ndihmon të mbajë një temperaturë dhe rrahje zemre të qëndrueshme, duke patur mirëqënie më të mirë dhe bëhet më i pavarur në jetë.

Për çiftet të flesh ndaras do të thotë paqe
Ata e vlerësojnë shume gjumin e tyre dhe nuk u pëlqen të pengohen gjatë gjumit, duke mos përmendur këtu gërhitjet gjatë natës, lëvizjet si edhe goditjet e partnerit teksa fle me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco