FOTO/ Lind foshnja e marinsit amerikan që u vra në aeroportin e Kabulit

FOTO/ Lind foshnja e marinsit amerikan që u vra në aeroportin e Kabulit

13:23, 16/09/2021
A+ Aa A-

SHBA - Vejusha e një marinsi amerikan që u vra në një bombardim në Afganistan në muajin gusht ka lindur një vajzë.

Levi Rylee Rose McCollum lindi të hënën herët në “Naval Hospital Camp Pendleton” në Oceanside, California, sipas një postimi në Facebook nga gjyshja e foshnjës, Jill Miller Crayton.

Vajza prej 3,9 kg lindi shpejt dhe ishte mirë, sipas postimit të së hënës në mbrëmje të Crayton. Crayton është nëna e Jiennah Crayton, e cila është vejusha e 20-vjeçarit Lance Cpl. Rylee McCollum, nga Bondurant, Wyoming.

Marinsi Collum ishte ndërmjet 13 ushtarëve amerikanë të vrarë nga bomba vetëvrasëse më 26 gusht në aeroportin e Kabulit.

Disa përpjekje për mbledhjen e fondeve në internet që nga e mërkura mblodhën rreth 1 milion dollarë për arsimimin e foshnjës dhe për nënën e saj.

Marinsi Collum qe rritur në zonën Jackson Hole të Wyoming. Të afërmit thanë se ai luante me pushkë lodre që i vogël dhe ishte i interesuar që në moshë të re për t'u bërë ushtar marins.

Qindra njerëz dolën rrugëve në Jackson, Wyoming, të premten e kaluar kur arkivoli me trupin e marinsit McCollum u kthye në atdhe nga Afganistani. Ai u vra që në dislokimin e tij të parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco