Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

08:40, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një tërmet me magnditudën 6 të shkallës Rihter ka tronditur rajonin Salta të Argjentinës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti u regjistrua 188 kilometra në veriperëndim të qytetit të Saltas dhe kishte një thellësi prej 200 kilometrash.

Salta është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar në provincën argjentinase me të njëjtin emër.

Qyteti ka rreth 535 mijë banorë dhe është ndërtuar rrëzë Andeve dhe ka një numër të madh ndërtesash nga shekulli 18.19 dhe fillimi i shekullit 20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco