Moti/ I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Greqinë, ja sa shënon termometri sot në Athinë

Moti/ I nxehti afrikan ‘përvëlon’ Greqinë, ja sa shënon termometri sot në Athinë

13:36, 31/07/2021
A+ Aa A-

Shteti fqinj, Greqia ditën e sotme është përfshirë nga një valë e re e të nxehtit afrikan.

Sot termometri shënoi 47 gradë në një zonë të Athinës.

Image

Sipas të dhënave të parashikimit të Observatorit Kombëtar të Athinës/ meteo.gr , temperaturat maksimale prej 42-44 gradë Celsius priten të shtunën 31/07 dhe të dielën 01/08, ndërsa temperatura do të rritet më tej ndjeshëm në javën që vjen.

Temperaturat minimale të dielën do të jenë 30-32 gradë Celsius, të cilat do të çojnë në një rritje të ndjenjës së shqetësimit për banorët.

Sipas meteorologut Giannis Kallianos,  kjo është një nga valët më të fuqishme të nxehtësisë të 40 viteve të fundit. 

Situata do të përkeqësohet të hënën, ndërsa të martën nxehtësia pritet të arrijë kulmin, me temperaturën që arrin 44 deri në 45 gradë Celsius shkruan prothema.gr.

Ky i nxehtë do të vazhdojë për disa ditë, pasi temperaturat shumë të larta do të zgjasin deri në fundjavën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco