Bashkëthemeluesi i Google ‘arratiset’ në parajsën mbi tokë për shkak të pandemisë

Bashkëthemeluesi i Google ‘arratiset’ në parajsën mbi tokë për shkak të pandemisë

12:57, 31/07/2021
A+ Aa A-

Larry Page është zhdukur nga jeta publike që kur u largua nga Google në vitin 2019. 

Edhe pse Zuckerberg, Bezos dhe Tim Cook janë marrë në pyetje nga Kongresi Amerikan, Page dhe Sergei Brin, bashkëthemeluesit e Google, e kanë shmangur atë që kur u larguan nga kompania tani dy vjet më parë. 

Që atëherë aktivitetet dhe vendndodhja e Page janë një mister dhe është e rrallë të gjesh informacione për të.

 Por sipas medias amerikane 'Insider', Larry Page ka jetuar në një ishull të izoluar në Fixhi për pjesën më të madhe të pandemisë COVID-19. 

Sipas kësaj media, bashkëthemeluesi i Google ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në ishullin Tavarua, dhe vendasit kanë pohuar se milioneri ka blerë një ose më shumë ishuj.

Më 19 qershor, në mes të valës së dytë të koronavirusit në Fixhi, media vendase 'Fijian Broadcasting Company Neës' publikoi lajmin në të cilin ata shprehen se Larry Page kishte bërë një donacion të furnizimeve mjekësore për vendin oqeanik që kishte mbërritur me avionin e tij privat.

Por disa ditë më vonë, lajmi u zhduk pa lënë gjurmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco