Luftuan me Azerbajxhanin, dënohen me 6 vjet burg 13 ushtarë armenë

Luftuan me Azerbajxhanin, dënohen me 6 vjet burg 13 ushtarë armenë

22:46, 23/07/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë e Azerbajxhanit ka dënuar 13 anëtarë të forcave të armatosura të Armenisë me gjashtë vjet burg, duke i shpallur ata fajtorë për kalim të paligjshëm të kufirit, posedim armësh dhe vepra terroriste.

Armenia nuk bëri ndonjë reagim të menjëhershëm pas dënimit të ushtarëve, i cili u dha të enjten vonë, shkruajnë mediat e huaja.

Azerbajxhani dhe Armenia bënë një luftë gjashtë javore vitin e kaluar në të cilën trupat azeriane dëbuan forcat etnike armene nga pjesë të mëdha të territorit që kishin kontrolluar prej kohësh në dhe rreth enklavës së Nagorni-Karabakut.

Megjithëse lufta përfundoi me një armëpushim, Azerbajxhani arrestoi më shumë se 60 anëtarë të ushtrisë armene në muajin dhjetor, duke i akuzuar ata për hyrje të paligjshme në territorin Azerbajxhan gjersa disa prej tyre u liruan më vonë.

Luftimet në Nagorni-Karabaku, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, përfunduan në një armëpushim, por përplasjet në kufi kanë vazhduar në intervale të parregullta këtë vit, duke qenë herë pas here fatale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco