‘Sa herë thajmë bodrumet, dalin trupat’/ Mbi 93 viktima në Gjermani

‘Sa herë thajmë bodrumet, dalin trupat’/ Mbi 93 viktima në Gjermani

11:38, 16/07/2021
A+ Aa A-

Përmbytja e shekullit në Gjermani po merr përmasa gjithmonë e më dramatike.

Sipas gazetës BILD, numri i viktimave të konfirmuara deri më tani është 93.

Por ekziston frika se do të ketë viktima të tjera. Kjo për shkak se vetëm në një land janë të raportuar mbi 1300 persona të zhdukur.

Ministri i Brendshëm i landit, Roger Lewentz nuk e ka konfirmuar këtë numër. Por ai tha se situata është dramatike.

“Për momentin duhet të kuptoni se sa herë thahet një bodrum nga uji që kishte vërshuar, dalin trupa njerëzish. Prandaj nuk mund të them asgjë për shifrat. Por kjo është një katastrofë. Është dramatike”.

Në këtë land priten akoma reshje shiu, madje edhe stuhi breshëri. Sipas BILD, në zona të caktuara priten deri në 40 litër reshje për metër katror, çka shton ndjeshëm rrezikun për përmbytje.

Ndërkohë në operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke marrë pjesë rreth 15,000 policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencë.

Helikopterët kanë nxjerrë banorët e bllokuar nga majat e çative, ndërsa tanket po pastrojnë rrugët nga pemët dhe mbeturinat e rëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku16/07/2021 12:35

Ngushellime. Gjermania vendi i pare i botes se zhvilluar.

Shto koment

Denonco