Deti i Zi arenë përplasje, avionët rus fërkohen me fregatën holandeze

Deti i Zi arenë përplasje, avionët rus fërkohen me fregatën holandeze

19:58, 29/06/2021
A+ Aa A-

Incidenti mes Britanisë dhe Rusisë në Detin e Zi nuk është i vetmi. Ministria holandeze e Mbrojtjes akuzoi sot se avionët luftarakë rusë kishin një fërkim me fregatën e tyre “Evertsen” në Detin e Zi në fillim të këtij muaji, duke ndërmarrë sulme virtuale dhe ndërhyrë në sistemet e komunikimit.

“Fregata “Evertsen” po lundronte në det të hapur në ujërat ndërkombëtare”, tha kapiteni George Pastor. “Nuk kishte asnjë arsye për këto veprime agresive. Ishte një sjellje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme në det” tha ministria holandeze e Mbrojtjes në një deklaratë.

Holanda thekson se do të diskutojë incidentin me Rusinë, duke shtuar se nuk ka justifikim për veprime të tilla, të cilat në mënyrë të pashmangshme rrisin gjasat e incidenteve të rrezikshme

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco