Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Lideri suprem i Iranit bën vaksinën e parë Covid të zhvilluar nga vendi i tij

Lideri suprem i Iranit bën vaksinën e parë Covid të zhvilluar nga vendi i tij

13:20, 25/06/2021
A+ Aa A-

Lideri suprem i Iranit ka marrë vaksinën e parë të koronavirusit të zhvilluar nga Republika Islamike, njoftoi TV shtetëror të Premten.

Siç raporton AP, Ajatollah Ali Khamenei tha se ai nuk ishte i interesuar të merrte vaksina të prodhuara nga jashtë, sepse është më mirë të "presim vaksinën iraniane sepse duhet të jemi krenarë për këtë nder kombëtar".

Në janar, Khamenei ndaloi importet e vaksinave amerikane dhe britanike. Kompania farmaceutike iraniane Shifafarmed bëri vaksinën COVIran Barekat bazuar në virusin e çaktivizuar.

Irani, kombi më i goditur në Lindjen e Mesme nga Covid, nuk ka publikuar të dhëna në lidhje me efikasitetin e vaksinës, por pretendon se njerëzit që marrin vaksinën vendase kanë imunitet rreth 85% ndaj virusit vdekjeprurës.

Zyrtarët iranianë thanë se numri i të vdekurve nga Covid-19 u rrit me 115 gjatë ditës së premte, duke e vendosur totalin në vendit në 83,588 që kur shpërtheu pandemia vitin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë tha se 10,820 raste të reja të konfirmuara u regjistruan gjatë së njëjtës periudhë, duke e çuar atë gjithsej në 3,150,949.

Irani vazhdon të ketë akses në vaksinat, përfshirë pjesëmarrjen e tij në Covax, një iniciativë ndërkombëtare e krijuar për të shpërndarë vaksinat. Por bankat ndërkombëtare dhe institucionet financiare hezitojnë të merren me Iranin nga frika e ndëshkimeve amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco