New York heq kufizimet e COVID-19

New York heq kufizimet e COVID-19

14:44, 16/06/2021
A+ Aa A-

New York po heq të gjitha kufizimet për koronavirusin pasi 70% e të rriturve të shtetit kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori Andrew Cuomo të cilin e konsideroi si vendim historik.

Masat anti-covid në mjediset tregtare dhe shoqërore do të hiqen menjëherë. Cuomo tha se disa kufizime bazuar në udhëzimet nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve do të qëndrojnë në fuqi, kryesisht në transportin publik dhe mjediset e kujdesit shëndetësor.

Bizneset nuk do të kenë më nevojë t’u kërkojnë njerëzve të vaksinuar të mbajnë maska dhe të mbajnë gjashtë metra distancë.

Pjesa e pa vaksinuar duhet të mbajë ende maska dhe të ruajë distancën në publik. Atyre mund t’u kërkohet edhe testi negativ i Covid i kohëve të fundit për t’u futur në disa vende.

Shumica e shteteve amerikane kanë marrë masa për të hequr kufizimet e koronavirusit ndërsa virusi pakësohet dhe vaksinimet përparojnë.

New York u bashkua me Kaliforninë, ku kufizimet përfshirë distancën fizike, kërkesat e maskave dhe kufijtë e kapacitetit për restorantet, dyqanet dhe bizneset e tjera që u shërbejnë konsumatorëve janë hequr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco