Gjermani/ Lindjet rriten me 10%

Gjermani/ Lindjet rriten me 10%

14:02, 16/06/2021
A+ Aa A-

Gjermania përgjatë marsit, ka regjistruar rritje të lindjeve me gati 10%, shifra më e lartë në 23 vjet.

Numri i lindjeve në mars arriti në 65,903, rreth 5,900 më shumë se një vit më parë dhe kjo është hera e parë që shifra 65,000 u tejkalua që nga viti 1998.

Rrija vjen nëntë muaj pasi vala e parë e COVID filloi të binte në Gjermani.

Zyra e Statistikave ka bërë të ditur se nivelet e lindjeve ishin stabilizuar në vende si Spanja, Franca ose Belgjika që u goditën më shumë nga vala e parë e koronavirusit, ndërsa ato ishin rritur gjithashtu në mars në vendet e tjera të Evropës, veçanërisht në Lindje.

Shumë vende kanë parë normat e lindjeve të tyre të bien gjatë krizës COVID-19.

Ekonomia më e madhe e Evropës dikur kishte një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në rajon pasi normat dhe politikat konservatore shoqërore e bënë të vështirët për gratë që të kishin më shumë fëmijë, duke shtuar mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani.

Kjo filloi të ndryshojë ndërsa Kancelarja Angela Merkel, zgjeroi përfitimet prindërore dhe investimet e kujdesit për fëmijët nga 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco