Sulme të armatosura në Nigeri/ Humbin jetën 25 persona dhe plagosen 5 të tjerë

Sulme të armatosura në Nigeri/ Humbin jetën 25 persona dhe plagosen 5 të tjerë

08:16, 16/06/2021
A+ Aa A-

Në provincat Benue dhe Plateau të Nigerisë 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura.

Sipas raporteve të mediave kombëtare, 11 persona u vranë në sulmin në rajonin Agatu të provincës Benue.

Ndërsa 14 persona u vranë dhe 5 tjerë u plagosën në një sulm të armatosur të kryer nga sulmues të paidentifikuar në rajonin Bassa të provincës Plateau.

Shumë shtëpi u dogjën dhe shumë bagëti u zhdukën gjatë sulmit.

Zëdhënësi i policisë në provincën Plateau, Simon Ubah Ogaba konfirmoi sulmin por nuk dha detaje për numrin e të vdekurve.

Ogaba theksoi se forcat e sigurisë u dërguan në vendngjarje dhe më pas filloi një hetim.

Ndalohet përdorimi i motoçikletave

Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa provinca për shkak të sulmeve të fundit të armatosur me motoçikleta në vend.

Rajonet janë skenë e konflikteve të dhunshme midis grupit etnik Fulani, pjesëtarët e të cilit merren me blegtori dhe disa fiseve që merren me bujqësi.

Pjesëtarët e grupit etnik Fulani të cilët migruan në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin kafshët e tyre dhe i sulmuan ata./AA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco