26-vjeçarja fuste në grackë të miturit përmes ‘Tik Tok’ dhe më pas abuzonte seksualisht me to

26-vjeçarja fuste në grackë të miturit përmes ‘Tik Tok’ dhe më pas abuzonte seksualisht me to

19:38, 11/05/2021
A+ Aa A-

Në  Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar 26 vjeçarja Serena Ransom, e cila ishte burgosur edhe më parë për abuzimin me dy vajza të mitura në ambjentet e shkollës në vitin 2015, dhe ka shkelur kushtet e urdhrit të saj gjyqësor katër herë.

26 vjecarja kishte krijuar llogari në “Tik Tok”, të cilën e përdorte për të kontaktuar me të mitur duke qenë se “Tik Tok” është një aplikacion që lejon edhe përdoruesit e moshës 13 vjeç e lart.

Ransom iu nënshtrua një urdhri për parandalimin e abuzimeve seksuale  për dhjetë vjet pasi u burgos për sulme seksuale ndaj dy vajzave në vitin 2015.

Dy shkeljet e para kishin të bënin me krijimin e një llogarie të paregjistruar në “Tik Tok” dhe ngacmimin e një djali të ri në një qendër tregtare dhe ngacmime të tjera pavarësisht se iu ndalua t’u afrohej fëmijëve pa miratimin e prindërve.

Prokurori Ian Mullarkey, tha se më 14 tetor të vitit të kaluar Ransom krijoi një profil në “TikTok” sërish, por nuk  e njoftoi policinë për këtë.

Një muaj më parë, Ransom kishte qëndruar brenda natës në një shtëpi ku kishte mbledhur edhe fëmijë të lagjes ku jetonte, por ajo u kap pasi një fqinj, i cili e dinte për të kaluarën e saj, gjeti profilin e saj në “TikTok” dhe dërgoi një screenshot në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco