Itali/ Nuk do të ketë karantinë nga 15 maji për udhëtarët që vijnë nga këto vende

Itali/ Nuk do të ketë karantinë nga 15 maji për udhëtarët që vijnë nga këto vende

13:42, 08/05/2021
A+ Aa A-

Ministrat Di Maio dhe Speranza kanë vendosur të kapërcejnë karantinën për ata që vijnë nga vendet e tjera të BE në funksion të rifillimit të sezonit turistik.

 E njëjta gjë do të zbatohet edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Stop karantinës nga 15 maj - Samiti u zhvillua këtë mëngjes dhe sipas asaj që mësohet, nga 15 maj do të tejkalohet mini karantina për njerëzit nga vendet evropiane.

 E njëjta gjë do të zbatohet edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli. 

Të gjithë udhëtarët që do të hyjnë në tërritorin italian duhet të kenë me veten tamponin të bërë brenda 24 orëve me përgjigje negative ose një pasaportë vaksine. 

Qëllimi i qeverisë italiane është të rihapet me të gjitha vendet e huaja që kanë arritur një nivel të lartë të vaksinimit.

 Kjo është arsyeja pse qeveria italiane është duke punuar në përcaktimin e një parametri mbi të cilin të gjithë të huajt mund të vijnë në Itali.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco