Rusia parandalon komplotin për vrasjen e Lukashenkos/ Hedh akuza ndaj SHBA

Rusia parandalon komplotin për vrasjen e Lukashenkos/ Hedh akuza ndaj SHBA

19:32, 18/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse, (FSB), arrestoi dy persona me akuza për pregatitjen e vrasjes së presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Arrestimet u kryen bashkërisht më KGB-në bjelloruse (Komiteti për Sigurinë e Shtetit).

Yury Zyankovich dhe Alekxander Feduta, organizuan një takim në Moskë, ku ata përshkruan me detaje planin e grushtit ushtarak, duke sugjeruar “eleminimin fizik”, të Lukashenkos, marrjen e qendrave të radios dhe televizionit, bllokimin e ligjzbatuesëve besnikë të qeverisë aktuale në kryeqytetin Minisk.

Në një delkaratë të veçantë, Luashenko tha se një grup kishte palnifikuar vrasjen e tij dhe të fëmijëve të tij.

“Ne zbuluam përfshirjen e qartë të agjencisë inteligjente të huaj. Më shumë gjasa, Agjencia Qendrore e Inteligjencës, FBI, nuk e di se cili nga amerikanët ka punuar aty”, tha ai.

Sipas Lukashenkos, grupi përfshinte avokatin Zyankovich, i cili ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe bjelloruse, dhe analistin politik Feduta.

Lukashenko tha se Zyankovich dhe Feduta u arrestuan me kërkesën e tij. Ai tha se beson se atentati ndaj tij u autorizua nga udhëheqja më e lartë politike amerikane.

Lukashenko gjithashtu theksoi se presidenti rus Vladimir Putin ngriti çështjen e përpjekjes nga shërbimet speciale amerikane ndaj presidentit të Bjellorusisë në një bisedë me homologun e tij amerikan, Joe Biden por nuk mori përgjigje.

 

Rusia është aleatja kyçe e Bjellorusisë dhe Moska synon për shumë kohë të forcojë lidhjet me Minskun. Mirëpo Lukashenko ka rezistuar, duke iu frikësuar humbjes së pavarësisë bjelloruse, por edhe vetë autoritetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco