VIDEO- Kinë/ Shefi e ngacmoi seksualisht, ajo i gjuan me çfarë mundet

VIDEO- Kinë/ Shefi e ngacmoi seksualisht, ajo i gjuan me çfarë mundet

11:12, 18/04/2021
A+ Aa A-

Një nëpunëse civile kinez e goditi shefin në fytyrë me një shtupë, i hodhi libra dhe ujë sepse ai dyshohet se e kishte ngacmuar dhe i kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme.

Video, e cila u bë virale, tregon një grua, e identifikuar  si Zhu, teksa futet në zyrën e shefit të saj Wang, duke e goditur atë tre herë në kokë, duke bërë një pushim të shkurtër , dhe më pas duke vazhduar  përsëri .

Gjatë gjithë kohës, Wang, i cili është nëndrejtori i departamentit të parandalimit të varfërisë në provincën Heilongjiang, mezi ka lëvizur, raportojnë mediat kineze.

Shefi i saj, dyshohet se u përpoq të justifikonte veten duke i thënë se mesazhet ishin një shaka, por Zhu,  e goditi atë direkt në fytyrë me një fshesë disa herë.

E pakënaqur me atë ndëshkim, Zhu më pas i theu kornizën e tij me një fotografi në kokë, dhe pastaj e mbuloi me libra, dhe më në fund me ujë.

Gjatë gjithë kohës, shefi i saj qëndroi ulur i qetë në tryezë.

Zhu tha se menaxheri i dërgoi asaj mesazhe të papërshtatshme tre herë dhe se ajo e denoncoi atë në polici.

Hetimi përcaktoi se Wang u pushua nga puna, raporton Independent. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco