Rusia reagon pas ftesës së Biden për takim me Putin

Rusia reagon pas ftesës së Biden për takim me Putin

12:07, 14/04/2021
A+ Aa A-

Kremlini të mërkurën reagoi pas propozimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’u takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se do ta analizojë propozimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Sidoqoftë, Moska tha se është papjekuri që tani të flitet në terma të prekshëm për një takim të mundshëm, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidenti amerikan bisedoi të martën përmes telefonit me Putinin dhe propozoi që të dy udhëheqësit të zhvillonin një takim në një shtet të tretë gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Bideni dhe Putini diskutuan për kontrollin e armëve dhe çështjet aktuale të sigurisë. Bideni gjithashtu i bëri thirrje Putinit që t’i ulë tensionet në Ukrainë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Bideni e theksoi përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe i ngriti shqetësimet rreth grumbullimit të trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe në kufijtë e Ukrainës.

Kremlini tha përmes një deklarate se të dyja palët e shfaqën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar dialogun në fushat më të rëndësishme për të garantuar siguri globale, që do të ishte në interesin jo vetëm të Rusisë dhe ShBA-së, por të tërë komunitetit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco