Irani e pranon: Avionin ukrainas e rrëzuam ne, ngre akuzë ndaj 10 zyrtarëve

Irani e pranon: Avionin ukrainas e rrëzuam ne, ngre akuzë ndaj 10 zyrtarëve

12:56, 06/04/2021
A+ Aa A-

Dhjetë zyrtarë iranianë janë akuzuar për rrëzimin e një avioni ukrainas të pasagjerëve në janar 2020, tha një prokuror ushtarak.

Sipas AP, prokurori ushtarak në largim Golamabas Torki dha atë deklaratë gjatë dorëzimit të detyrave pasardhësit të tij Naser Seraj.

Një aeroplan ukrainas, në të cilin u vranë 176 njerëz, u rrëzua në të njëjtën ditë kur Irani kreu një sulm me raketa balistike ndaj trupave amerikane në Irak si hakmarrje për vrasjen me dron të komandantit të Gardës Revolucionare Iraniane, Gjeneral Suleimani.

Në vitin 2020, autoritetet iraniane mohuan përgjegjësinë për rrëzimin e avionit për tre ditë, për të pranuar më në fund se Garda Revolucionare kishte rrëzuar gabimisht një avion ukrainas me dy raketa tokë-ajër.

Një raport paraprak i vitit të kaluar fajësoi për këtë operatorin e mbrojtjes ajrore, i cili mendoi se avioni ishte një raketë amerikane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco