EMA, deklaratë pas pak orësh për lidhjen 'e qartë' të mpiksjeve të gjakut me vaksinën AstraZeneca

EMA, deklaratë pas pak orësh për lidhjen 'e qartë' të mpiksjeve të gjakut me vaksinën AstraZeneca

12:35, 06/04/2021
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka thënë një të përditshmeje italiane se është "e qartë" se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut, por se shkaku nuk dihet ende, raporton agjencia France-Presse nga Roma.

Zyrtari thuhet se i tha gazetës se enti rregullator i barnave në Evropë do të bënte një deklaratë mbi çështjen "në orët e ardhshme".

EMA tha javën e kaluar se priste të lëshonte një "rekomandim të azhurnuar" për vaksinën gjatë një takimi të komitetit të saj të sigurisë që fillon sot dhe vazhdon deri të premten.

Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda të gjithë kohët e fundit e kanë kufizuar imunizimin me vaksinën e kompanisë anglo-suedeze për grupmoshat më të vjetra në pritje të një hetimi EMA, ndërsa raportet nga Mbretëria e Bashkuar  të hënën sugjeruan që Enti Shëndetësor i Britanisë po e shqyrtonte një kufizim të ngjashëm dhe mund të bënte një njoftim qysh të martën.

Shefi ekzekutiv i MHRA, Dr. June Raine tha se nuk ishte marrë asnjë vendim dhe i nxiti njerëzit të vazhdojnë të vaksinohen. "Asnjë vendim nuk është marrë ende për ndonjë veprim rregullator," tha ajo.

Prof. Neil Ferguson i “Imperial College” London tha për BBC se mpiksjet ngritën pikëpyetje nëse të rinjtë duhet ta bënin vaksinën. Ai tha: “Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se ekziston një rrezik i rrallë që lidhet veçanërisht me vaksinën AstraZeneca, por mund të shoqërohet në një nivel më të ulët me vaksinat e tjera, të këtyre mpiksjeve të pazakonta të gjakut me numër të ulët të trombociteve.

"Duket se rreziku është i lidhur me moshën, mund të jetë i mundur - por të dhënat janë më të dobëta për këtë - në lidhje me gjininë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco