Uji i kontaminuar, Florida para katastrofës nga rezervuari i minierës së fosfatit

Uji i kontaminuar, Florida para katastrofës nga rezervuari i minierës së fosfatit

08:36, 05/04/2021
A+ Aa A-

SHBA- Ekipet e shpëtimit po pompojnë që nga e diela, miliona galonë ujëra të kontaminuar në një gji të ndjeshëm ekologjikisht në Florida, tek përpiqeshin të parandalonin shembjen "e afërt" të një rezervuari depozitimi të një miniere të vjetër fosfati.

Zyrtarët në qarkun Manatee e shtrinë zonën e evakuimit brenda natës dhe paralajmëruan se deri në 340 milionë galonë mund të përfshijnë zonën në "një mur uji prej 20 kënbësh" nëse nuk do të mund ta riparonin thyerjen në rezervuarin Piney Point në zonën e Gjirit Tampa, në veri të Bradenton.

Imazhet ajrore të transmetuara në televizionin lokal treguan se uji derdhej nga të çarat në muret e rezervuarit që e mbante. Ron DeSantis, guvernatori i Floridës,shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi zyrtarët paralajmëruan për "shembjen e afërt" të pellgut.

Ai vizitoi skenën me helikopter dhe tha në një konferencë shtypi inxhinierët ishin ende duke u përpjekur të mbyllnin çarjet në murin e rezervuarit me gurë dhe materiale të tjera, dhe se përpjekjet e tjera zbutëse përfshinin lirimin e kontrolluar të 35 milion galoneve çdo ditë në Port Manatee.

Ai tha se departamenti i shtetit për mbrojtjen e mjedisit (DEP) kishte sjellë 20 pompa të reja.

"Ajo që ne po shohim tani është të parandalojmë dhe t'i përgjigjemi, nëse është e nevojshme, një situatë të vërtetë katastrofike përmbytjeje", tha DeSantis. "Çështjet e cilësisë së ujit që vijnë nga kjo për ne janë më pak sesa rreziku i shëndetit dhe sigurisë së gjithsecilit, veçanërisht për njerëzit që mund të jetojnë në zonë."

Guvernatori gjithashtu u përpoq të minimizonte raportet se uji përmbante gjurmë të materialeve radioaktive.

"Uji u testua para shkarkimit [dhe] shqetësimi kryesor janë lëndët ushqyese", tha ai. "Uji i plotëson standardet e cilësisë së ujit, standardet për ujërat detare, me përjashtim kryesisht të fosforit dhe azotit."

Zyrtarët zgjeruan zonën e evakuimit të shtunën vonë nga një duzinë apo më shumë prona, në më shumë se 300 shtëpi.

Zyrtarët e qarkut thanë se uji i puseve kishte mbetur i paprekur dhe nuk kishte asnjë kërcënim për Liqenin Manatee, burimi kryesor i zonës me ujë të pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco