Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

06:52, 25/03/2021
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë, njoftuan SHBA dhe Japonia - hera e parë kjo pas zgjedhjes së Joe Biden, president i SHBA.

Pheniani e ka të ndaluar të testojë raketa balistike, të konsideruara si armë kërcënuese, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Dy vende, Japonia edhe Koreja e Jugut, e kanë dënuar këtë provë.

Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se lëshoi dy raketa jobalistike në Detin e Verdhë.

Japonia tha se asnjë mbeturinë nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale.

Komanda e Paqësorit e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se testi përforcoi "kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për vendet fqinjë dhe komunitetin ndërkombëtar".

Z. Biden ende nuk ka komentuar zyrtarisht. Të martën, ai tha se një raketë jobalistike e cila u lëshua gjatë fundjavës, nga SHBA nuk konsiderohet si një provokim. Këto raketa me rreze të shkurtër që mendohej të ishin ose artileri ose raketa lundrimi, nuk janë të ndaluara sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Korenë e Veriut.

Prova e së enjtes vjen gjithashtu disa ditë pasi SHBA mori në paraburgim një koreanoverior, Mun Chol Myung që u ekstradua nga Malajzia.

Z. Mun është një biznesmen i akuzuar për pastrim parash përmes sistemit financiar të SHBA për të siguruar pajisje luksoze në Korenë e Veriut.

Incidenti e zemëroi Korenë e Veriut aq shumë sa ndërpreu lidhjet diplomatike me Malajzinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco