Franca do t’i shndërrojë arenat sportive në qendra vaksinimi masive

Franca do t’i shndërrojë arenat sportive në qendra vaksinimi masive

12:59, 23/03/2021
A+ Aa A-

Franca po e forcon fushatën e saj të vaksinimit me planin për të kthyer arenat sportive dhe komplekset e tjera të mëdha në qendra vaksinimi masive me synimin për të ulur kohën e pritjes.

Qëllimi është që 10 milionë njerëz të jenë vaksinuar nga mesi i prillit dhe 30 milionë deri në fillim të verës. Popullsia totale e Francës është 67 milionë.

Nga Marseja në Toulon në Lyon dhe Paris, aktualisht po punohet për t'i kthyer disa nga arenat më të mëdha sportive të Francës - përfshirë Stade de France të Parisit - në qendra masive të vaksinimit Covid-19.

Nga mesi i prillit, rreth 35 qendra vaksinimi pritet të jenë në funksionim në një lëvizje që synon të shkurtojë kohën e pritjes së gjatë të vendit dhe të ulë rreziqet që lidhen me vizitën në klinikat më të vogla për një vaksinë.

"Është ende për ata që janë mbi 75 vjeç, por ne propozojmë ta ulim moshën sa më shpejt të jetë e mundur", shpjegoi deputeti francez Jean-Michel Fourgous.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco