Më shumë se 335 mijë testime në 24 orë/ 343 viktima nga Covid-19 në Itali

Më shumë se 335 mijë testime në 24 orë/ 343 viktima nga Covid-19 në Itali

18:42, 02/03/2021
A+ Aa A-

Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Itali.

Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orë kanë arritur të kryejnë 335983 testime, me një shkallë pozitiviteti prej 5,1%.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 343 persona, duke e rritur në 98288 persona totalin e viktimave.

Aktualisht, në spitale janë mbi 9 mijë persona janë në terapi intensive, ndërsa në total janë mbi 62 mijë persona të shtruar në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco