Pabarazia ndaj vaksinimit sjell tensione mes zonave urbane dhe rurale

Pabarazia ndaj vaksinimit sjell tensione mes zonave urbane dhe rurale

22:16, 01/03/2021
A+ Aa A-

Rita Fentress kishte frikë se mund të humbte rrugën, ndërsa udhëtonte në një zonë rurale të shtetit Tenesi në kërkim të një vaksine koronavirus. Por shpejt u shfaq Pavioni Bujqësor i Qarkut Hickman.

74-vjeçares nuk i kishte ardhur radha të vaksinohej në Nashville, ku ajo jeton, sepse kishte shumë punonjës të kujdesit shëndetësor për t’u vaksinuar. Por një fqinj i tha se qarqet rurale të shtetit tashmë kishin filluar të vaksinonin grupmosha më të reja dhe ajo gjeti një mundësi afro 100 km larg.

"U ndjeva disi fajtore," tha ajo. "Mendova se ndoshta po i merrja dikujt tjetër radhën". Por pasdite vonë atë ditë shkurti, ajo tha se kishte ende vende për pesë vetë të tjerë të nesërmen në mëngjes.

Fushata e vaksinimit në SHBA ka rritur tensionet mes zonave rurale dhe atyre urbane, ku po krijohet perceptimi për një pabarazi në ndarjen e vaksinave.

Në disa raste, akuzat se si shpërndahen vaksinat e pakta kanë marrë tone partiake, kur ligjvënësit republikanë nga zonat rurale në shtetet e drejtuara nga demokratët ankohen për "seleksionim përfituesish dhe të huumburish", ndërsa banorët e qyteteve udhëtojnë me orë të tëra në komunitetet rurale me prirje republikane për t’u injektuar kur vaksinat nuk janë në dispozicion në qytetin e tyre.

Në Oregon, ligjvënësit repubikanë të shtetit braktisën një seancë legjislative javën e kaluar si protestë ndaj planeve të vaksinave të guvernatorit demokrat, duke përmendur si shqetësim shpërndarjen e vaksinave në zonat rurale. Në pjesën veriore të shtetit të Nju Jorkut, zyrtarët e shëndetit publik në qarqet rurale janë ankuar për pabarazi në ndarjen e vaksinave dhe në Karolinën e Veriut, ligjvënësit ruralë thonë se shumë doza po shkonin në qendrat e vaksinimit në masë në qytetet e mëdha.

Në Tenesi, Misuri dhe Alabama, një mungesë e vaksinave në zonat urbane ku është numrin më i madh i punonjësve të kujdesit shëndetësor, ka detyruar qytetarët e moshuar të marrin takime me orë të tëra larg nga shtëpitë e tyre. Rezultati është një qasje e paqartë që mund të duket si e kundërta e një shpërndarjeje të barabartë, ku ata që ka më shumë të ngjarë të vaksinohen janë njerëz me informacionin dhe mjetet për të kërkuar ku janë vaksinat dhe për të shkuar për ta marrë kudo që të jetë.

"Është me të vërtetë, me të vërtetë me të meta," thotë Amesh Adalja, një studiues në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë e Shëndetit, i cili vuri në dukje se ka edhe nga ata që kërkojnë vaksina edhe kundrejt pagesësh. "Në një skenar ideal, vaksinat duhet të shpërndahen sipas nevojave të popullsisë."

Në kushtet kur udhëzimet federale janë të përgjithshme, shtetet e kanë marrë përsipër vetë të përcaktojnë se çdo të thotë shpërndarje e drejtë e vaksinës.

Tenesia, si shumë shtete të tjera, ka ndarë doza bazuar kryesisht tek popullsia e qarqeve dhe jo sesa banorë u përkasin grupeve që u takon për shkak të statusit të tyre, të tilla si punonjësit e kujdesit shëndetësor. Komisioneri i shëndetësisë në Tenesi ka mbrojtur metodën si "më të drejtën", por qasja ka ekspozuar edhe një nivel tjetër të të privilegjuarve dhe të privuarve, ndërsa shtohet ritmet e vaksinimet.

Në Oregon, kjo çështje detyroi zyrtarët shtetërorë të ndalonin përkohësisht dërgesat e dozave në disa zona rurale që kishin mbaruar vaksnimin e punonjësve të tyre të kujdesit shëndetësor, për t’u dhënë kohë klinikave gjetiu, përfshirë në zonën metropolitan të Portlandit, që të arrinin atë ritëm.

Drejtuesit e shëndetit publik në Qarkun Morrow, një rajon bujqësor në verilindje të Oregonit me një nga nivelet më të larta të infeksionit COVID-19, thanë se iu desh të shtynin funksionimin e dy klinikave vaksinash për shkak të vendimit të shtetit. Qarqet e tjera rurale vonuan vaksinat për të moshuarit.

Shtetet përballen me shumë sfida. Qarqet rurale kanë më pak gjasa të kenë pajisjet e ngrirjes së nevojshme për të ruajtur vaksinat Pfizer. Punonjësit e kujdesit shëndetësor shpesh janë të përqendruar në qytete të mëdha. Dhe qarqet rurale u goditën veçanërisht nga COVID-19 në shumë shtete, por banorët e tyre janë ndër më të prirurit të thonë se "pa diskutim që nuk do të vaksinohen", sipas sondazheve të fundit të Fondacionit Kaiser Family.

Dr. Adalja tha se shumica e këtyre ndërlikimeve ishin të parashikueshme dhe mund të ishin shmangur me planifikimin dhe financimin e duhur.

"Ka njerëz që dinë ta bëjnë këtë," tha ai. "Ata thjesht nuk kanë auroritetin e duhur."

Në Misuri, ku grupe Facebook-ut kanë postuar informacion për shanset për vaksinim në zonat rurale, udhëheqësi i pakicës të Senatit të Shtetit John Rizzo, një Demokrat nga rrethinat e Kansasit, përmendi nevojën për caktuar një sasi më të madhe vaksinash në zonat urbane.

Kritikat shkaktuar reagimin e zemëruar nga guvernatori republikan Mike Parson, i cili tha se shpërndarja e vaksinave ka qenë proporcionale me popullsinë dhe kritikët po përdorin të dhëna "selektive”.

"Nuk ka asnjë ndarje midis Misurit rural dhe atij urban," tha zoti Parson javën e kaluar.

Në Tenesinë e udhëhequr nga republikanët, Komisionerja e Shëndetësisë Lisa Piercey thotë se administrata e zotit Trump e kishte konsideruar planin e këtij shteti, mes më të drejtëve në vend. Doza shtesë janë të destinuara për 35 qarqe me popullatë më të ekspozuar, shumë prej tyre të vogla dhe rurale, por edhe Shelby County, që përfshin Memfisin, me një popullsi të madhe afrikano-amerikane.

Javën e kaluar, zyrtarët e shtetit zbuluan se rreth 2,400 doza kishin dalë jashtë përdorimit në qarkun Shelby gjatë muajit të kaluar për shkak të mungesës së komunikimit dhe mosregjistrimit të duhur të të dhënave. Qarku gjithashtu krijoi një rezervë me gati 30,000 doza tepër në inventarin e tij. Situata bëri që Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të hetojnë situatën dhe që drejtori i shëndetit të qarkut të jepte dorëheqjen.

Në Nashville, kryebashkiaku demokrat John Cooper thotë se fakti që banorët e qytetit mund t’i marrin vaksinat diku tjetër është pozitiv, edhe nëse kjo do të thotë që të bëjnë udhëtime të gjata.

"Unë jam mirënjohës që qarqet e tjera nuk kanë thënë që duhet të jesh banor i atij qarku për të bërë vaksinën", tha zoti Cooper.

Mësueset nga qyteti i Nashvillit, Jennifer Simon dhe Jessica Morris morën leje nga puna javën e kaluar për të udhëtuar për katër orë vajtje-ardhje në qarkun e vogël Van Buren, me popullsi më pak se 6,000 banorë për të bërë vaksinën.

Ato i kishin marrë dozat e tyre të para atje në janar, kur guvernatori republikan Bill Lee po nxiste shkollat e zonës të rihapnin dyert për nxënësit. Ligjvënësit republikanë madje kërcënuan se do t’u hiqnin fondet qarqeve që vazhdonin mësimin në internet.

Mësimi në shkolla filloi disa javë më parë, por qyteti filloi vaksinimin e mësuesve vetëm javën e kaluar.

"Ishte e frikshme, zhgënjyese dhe u ndjemë vërtet të tradhtuara," tha zonja Simon./ VOA/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco