Marrëveshja/ Pfizer do furnizojnë me vaksina programin COVAX të OBSH-së

Marrëveshja/ Pfizer do furnizojnë me vaksina programin COVAX të OBSH-së

12:07, 22/01/2021
A+ Aa A-

Kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë rënë dakord që të furnizojnë me vaksinat e tyre programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas burimeve që kanë njohuri për këtë marrëveshjeje.

Marrëveshja pritet të publikohet  gjate ditës së sotme dhe detajet mbi sasinë apo çmimin nuk janë akoma të qarta, por burimet thanë se shpërndarja do të ishte relativisht në doza të pakta.

Arsyeja ishte se dozat do të përdoren kryesisht për të vaksinuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në vendet që COVAX shërben.

Kompania BioNTech nuk ka dashur të komentojë për këtë marrëveshje, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje. Përgjigje nuk kanë dhënë as nga OBSH-ja dhe aleanca për vaksina, GAVI.

Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të hënën deklaroi se COVAX-i ishte në “diskutime mjaft të detajuara” me Pfizerin dhe tha se pret që kjo kompani ta furnizojë me vaksina COVAX-in “shumë shpejt”.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt, raporton REUTERS.

COVAX tha se shpreson të japë më shumë se 2 miliard doza Covid-19 në të gjithë botën këtë vit.

Në një parashikim të botuar ditën e djeshme, ai tha se kishte në plan të jepte 1.8 miliardë doza në 2021 në 92 vende të varfra duke mbuluar rreth 27% të popullsisë së tyre.

Marrëveshja Pfizer do të jetë e dyta e programit COVAX pas asaj me AstraZeneca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco