Kurth mjalti? ‘Spiunia e zhveshur’ kapet në bazën ajrore

Kurth mjalti? ‘Spiunia e zhveshur’ kapet në bazën ajrore

09:46, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një spiune kineze e dyshuar është gjetur teksa fshihej në garderobën e një baze ajrore angleze, raporton Daily Mail. Ajo kishte të paktën dy javë që qëndronte e fshehur në këtë bazë.

Sipas raportimeve, ajo u gjet gjysmë e zhveshur në garderobën e të dashurit të saj, një teknik mjetesh ajrore. Ajo ishte fshehur mes kostumeve të tij.

Gazeta shkruan se në këtë bazë gjenden disa prej helikopterëve që do të zhvendosen te aeroplanmbajtësja HMS Queen Elizabeth, e cila do të dërgohet në Detin e Kinës Jugore.

Tekniku, që është pjesë e njësisë komando, u tha superiorëve të tij se gruaja ishte e dashura e tij dhe se ajo nuk është spiune.

Por kolegët mendojnë se ai ka rënë viktimë e një ‘kurthi mjalti’.

Një ‘kurth mjalti’ është një akt spiunazhi ku agjentët i joshin objektivat e tyre në mënyrë që të fitojnë informacion sekret.

Gruaja u shoqërua nga baza dhe u urdhërua të largohet nga Britania në mënyrë urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco