Macron: Në vitin 2021 pres kontributin e Turqisë në stabilitetin e Europës

Macron: Në vitin 2021 pres kontributin e Turqisë në stabilitetin e Europës

10:51, 16/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një letër që i ka dërguar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka përcjellë pritshmërinë e kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian në vitin 2021 me kontributet e Turqisë.

Sipas lajmit special të gazetës L'Opinion, bëhet e ditur se Macron ka përdorur deklarata të sinqerta në letër përgjigjen ndaj letrës që Erdogan i ka shkruar atij më 19 dhjetor kur ai ishte i prekur me COVID-19.

Në letrën e tij e cila fillon me shprehjen turqisht "Degerli Tayyip" ( i nderuar Tayyip), presidenti francez ka përcjellë urimet më të mira për popullin turk dhe presidentin Erdogan.

Macron ka thënë se i bashkohet mendimit të Erdoganit se kundër koronavirusit se nevojitet luftë e përbashkët dhe se do të jetë i kënaqur për të biseduar për këtë çështje dhe veçanërisht për të ardhmen e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë.

"Shpresoj që viti 2021 të jetë viti i kthimit të stabilitetit në kontinentin evropian me kontributet pozitive të Turqisë", ka theksuar në letër Macron.

Po ashtu bëhet e ditur se dy liderët do të zhvillojnë së shpejti një takim nëpërmjet video-konferencës.

Gjithashtu në lajm është përmendur se në fillim të konfliktit në Malësinë e Karabakut mes Azerbajxhanit dhe Armenisë presidenti Erdogan ka refuzuar kërkesën e homologut të tij francez për një bisedim dhe u theksua se marrëdhëniet kanë filluar të zbuten në mesin e dhjetorit 2020 pas një periudhe tensionuese 15 mujore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco