Historike/ Palestina do zhvilloi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale pas 15 vitesh

Historike/ Palestina do zhvilloi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale pas 15 vitesh

22:02, 15/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas njoftoi sot se do të shpallë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, për herë të parë në 15 vjet, mes një afrimi midis lëvizjeve rivale Fatah dhe Hamas në një përpjekje për të mbyllur konfliktet me vite në tokën palestineze.

Sipas një dekreti të lëshuar nga zyra e Abbas, Autoriteti Palestinez po bën thirrje për zgjedhje parlamentare në 22 maj dhe zgjedhje presidenciale në 31 korrik.

Zgjedhjet do të mbahen më 31 gusht për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar Palestinez, parlamentin e mërguar dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Vendimi shihet si përgjigje e Abbas ndaj kritikave. Vendimi u mor gjithashtu vetëm disa ditë para betimit të Joe Biden, me të cilin palestinezët shpresojnë të kenë një fillim të ri në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin praktikisht inekzistente gjatë presidencës së Donald Trump.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u zhvilluan në janar të vitit 2005 dhe zgjedhjet parlamentare një vit më vonë, në janar 2006.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco