Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni zgjerohet edhe në 7 prefektura të tjera

Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni zgjerohet edhe në 7 prefektura të tjera

12:43, 13/01/2021
A+ Aa A-

TOKYO (Reuters) - Japonia zgjeroi gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Tokios në shtatë prefektura të mërkurën mes një rritje të rasteve me COVID-19.

Guvernatorët e Osakës, Kiotos dhe prefekturave të tjera të goditura rëndë i kërkuan qeverisë të shpallë emergjencën, e cila u jep autoriteteve lokale bazën ligjore për të frenuar lëvizjen dhe biznesin.

"Një deklaratë e një gjendje të jashtëzakonshme është një mjet i fuqishëm, bazuar në ligj, për të trajtuar përhapjen e infeksioneve, por gjithashtu vendos kufizime të mëdha në jetën e njerëzve," tha Suga në një konferencë për shtyp."Prandaj qeverisë i kërkohet një vendim shumë i kujdesshëm," tha ai.

Prefekturat që do të shtohen nga e enjtja janë Osaka, Kyoto, Hyogo, Fukuoka, Aichi, Gifu dhe Tochigi.

Ndërsa infeksionet qëndrojnë në nivele rekord, sondazhet kanë treguar një publik gjithnjë e më shumë kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike . Rastet e koronavirusit të Japonisë arritën 300,000 të Mërkurën ndërsa numri i të vdekurve arriti në 4,187, tha NHK.

Në një sondazh të fundjavës nga NHK, vetëm 16% e të anketuarve thanë që Lojërat duhet të vazhdojnë - me 11 pikë përqindje më pak se sondazhi i mëparshëm muajin e kaluar - ndërsa një 77% e kombinuar menduan se ato duheshin anuluar ose shtyrë.

Lojërat janë caktuar nga 23 korrik deri më 8 gusht.

Deklarata e emergjencës, që mbulon 55% të popullsisë së Japonisë prej 126 milion banorësh, pritet të zgjasë deri më 7 shkurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco