Diplomatë dhe eurodeputet të zhveshur, policia ndërpren festën e orgjisë në Bruksel

Diplomatë dhe eurodeputet të zhveshur, policia ndërpren festën e orgjisë në Bruksel

14:20, 01/12/2020
A+ Aa A-

Policia e Brukselit ka njoftuar sot se ka ndërhyrë për të ndaluar një festë orgjie me 25 pjesmarrës .

Sipas shtypit belg, policia gjeti 25 burra të zhveshur, përfshirë një eurodeputet dhe një numër të panjohur të diplomatëve.

Raporti i medias gjithashtu tha se eurodeputeti u përpoq të ikë përmes një dritare por plagosi veten gjatë procesit dhe u kap nga policia përpara se të kërkonte imunitetin e Parlamentit Evropian.

Sipas rregullave të brendshme, imuniteti nuk mund të kërkohet kur një eurodeputet gjendet në veprën e kryerjes së një vepre penale.

Policia gjeti dhe konfiskoi gjithashtu drogë.
 
Belgjika njoftoi një bllokim të dytë  muajin e kaluar, me një shtetrrethim në vend dhe mbledhjet e më shumë se katër njerëzve nuk lejohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco