Rriten shifra edhe pse ulen testimet/ 37,242 raste dhe 699 viktima nga Covid-19 në Itali

Rriten shifra edhe pse ulen testimet/ 37,242 raste dhe 699 viktima nga Covid-19 në Itali

17:33, 20/11/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 37,242 raste të reja me koronavirus, nga 238,077 tamponë të kryer.

Autoritetet e Shëndetit kanë konfirmuar se për krahasim me një ditë më parë, u konfirmuan 36,176 raste nga 250,186 teste të kryera.

Gjithashtu, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 699 persona, krahasuar me 653 që u regjistruan të enjten.

Sa i përket gjendjes së spitale, 3,748 pacientë, ( 36 më shumë se dje) janë duke marrë kujdes shëndetësor në reanimacion.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 9,221 raste të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco