COVID-19/ Dramë në Francë: Çdo 30 sekonda infektohet një parisian

COVID-19/ Dramë në Francë: Çdo 30 sekonda infektohet një parisian

09:35, 03/11/2020
A+ Aa A-

Çdo 30 sekonda një parisian infektohet me COVID-19, ndërsa çdo 15 minuta mbërrin një parisian në spital si rezultatit i sëmundjes, tha të martën (2 nëntor) ministri i shëndetësisë Oliver Veran.

Veran bëri komentet për RTL Radio në pëgjigje të Kryebashkiakes të Parisit Anee Hidalg, për të hapur librari të vogla dhe dyqane të tjerë më të vegjël në një përpjekje për të ruajtur aktivitetin tregtar dhe shoqëror, pavarësisht bllokimit të ri në Francë.

Veran u shpreh se çdo veprim i tillë ishte shumë i rrezikshëm duke pasur parasysh nivelet e larta të infektimit me COVID-19 në kryeqytetin francez.

 "Ajo nuk mund të injorojë faktin se çdo 15 minuta, në spitalet e Parisit, ka një të sëmurë që është shtruar në spital me COVID. Ajo nuk mund të injorojë faktin që çdo 30 sekonda, ka një parisian që është infektuar", tha Veran .

"Ne duam të shpëtojmë parisianët dhe popullin francez dhe e bëjmë atë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri," shtoi ai.

Franca regjistroi dje një rekord 52,518 raste të reja të Covid-19 , ndërsa numri i të vdekurve ishte 416.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco