Vjena në alarm/ Disa viktima dhe 6 skena të ndryshme krimi

Vjena në alarm/ Disa viktima dhe 6 skena të ndryshme krimi

22:59, 02/11/2020
A+ Aa A-

Tashmë policia vjeneze ka një kronologji paraprake të ngjarjes së sotme që tronditi qytetin, në atë që dyshohet të jetë sulm terrorist.

Sipas saj, të shtënat filluan në orën 20:00 nga Seitenstettengasse. Sipas të dhënave duhet të ketë të paktën gjashtë skena të ndryshme krimi.

Të paktën deri tani janë konfirmuar disa viktima përfshirë një oficer policie. Policia gjithashtu konfirmoi se një autor u qëllua për vdekje.

Po ashtu autoritete njoftuan se një pengmarrje është konfirmuar në një restorant.

Incidenti ka ndodhur afër sheshit Schwedenplatz, ndërsa flitet për 6 autorë. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë se kemi një sulm terrorist”, ka thënë ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.

Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco