Britania e Madhe shpall zyrtarisht karantinën, shkollat qëndrojnë hapur

Britania e Madhe shpall zyrtarisht karantinën, shkollat qëndrojnë hapur

21:19, 31/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mori sot vendimin për të rikthyer karantinën për një periudhë 1 mujore. Shtimi i rasteve të reja me Covid- 19 gjatë ditëve të fundit, e detyruan Johnson të marrë një vendim të tillë.

“Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit duhet të qëndroni në shtëpi dhe mund të dilni prej aty vetëm për të shkuar në shkollë, punë, ushtrime fizike, arsye shëndetësore dhe për t’iu shërbyer të afërmve në nevojë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura, madje dhe dyqanet që nuk tregtojnë mallrat e domosdoshme”.

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660. Britania e Madhe është vendi i nëntë që ka arritur një numër rekord rastesh ditore, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë, Francës, Spanjës, Argjentinës dhe Kolumbisë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco