Belgjikë/ Spitali në gjendje kritike, mjekët me Covid 19 pa simptoma do të punojnë

Belgjikë/ Spitali në gjendje kritike, mjekët me Covid 19 pa simptoma do të punojnë

10:46, 28/10/2020
A+ Aa A-

Të gjithë mjekët të cilët rezultojnë me Covid 19 dhe nuk paraqesin simptoma duhet të vazhdojnë të punojnë në spitalet e qytetit të Liege në Bruksel që është një nga tre qytete më të mëdha të Belgjikës .

Zyrtari i lartë i shëndetësisë ka paralajmëruar se Belgjika mund të mbarojë shtretërit e kujdesit intensiv brenda dy javësh dhe disa spitale po përballen me mungesë të personelit.

Belgjika ka një popullsi prej afër 12 milionë banorë dhe rreth 13 mijë persona janë infektuar me Covid 19 në d24 orët e fundit.

Yves Van Laethem zëdhënësja e pandemisë tha që nëse qytetarët nuk do të respektojnë masat e marra kapaciteti prej 2 000 shtretërish do të mbushet për 15 ditë,

Punonjësve shëndetësorë të cilët shfaqin simptoma, të tilla si ethe, u është kërkuar që të mos vijnë në punë ndërsa tha që spitali nuk mund të detyrojë punonjësit shëndetësorë asimptomatikë të paraqiten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco