Italia në alarm/ Konfirmohen 221 viktima dhe rreth 22 mijë raste të reja me Covid-19

Italia në alarm/ Konfirmohen 221 viktima dhe rreth 22 mijë raste të reja me Covid-19

18:55, 27/10/2020
A+ Aa A-

Rikthehet paniku nga koronavirusi në Itali, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21,994 raste të reja me virusin e rëndë, nga 174,398 teste të kryera.

Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës kanë ndërruar jetë nga Covid-19 edhe 221 qytetarë.

Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është sërish Lombardia, ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993).

Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco