Greqi: Konfirmohen 935 raste të reja me koronavirus, 91 të intubuar, 5 vdekje në 24 orët e fundit

Greqi: Konfirmohen 935 raste të reja me koronavirus, 91 të intubuar, 5 vdekje në 24 orët e fundit

18:36, 24/10/2020
A+ Aa A-

Një numër në rritje të personave të infektuar u publikua nga "EODY" për ditën e sotme, duke bërë publike  935 raste të pacientëve me Covid-19.

Raporti i sotëm është rekordi i katërt negativ gjatë muajit tetori, i cili pasqyron rritjen e shpejtë të rasteve në Greqi në javët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 29,992.

91 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 270 pacientë janë liruar nga ICU.

Sot janë bërë publike edhe 5 vdekje të tjera, duke shkuar kështu numri në 564 vdekje gjithsej në vend.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco