Parlamenti Europian/ Opozita në Bjellorusi fiton çmimin ‘Sakharov për Lirinë e Mendimit’

Parlamenti Europian/ Opozita në Bjellorusi fiton çmimin ‘Sakharov për Lirinë e Mendimit’

14:41, 22/10/2020
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian (PE) ka zgjedhur opozitën bjelloruse si fituesin e këtij viti të çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Presidenti i PE David Sassoli njohu një "iniciativë të grave trime" në fjalimin e tij duke përfshirë udhëheqësen e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, Laureatin e Nobelit Svetlana Aleksievich, muzikanten dhe aktivisten politike Maryia Kalesnikava dhe aktivistët politikë Volha Kavalkova dhe Veranika Tsapkala.

Ata "mishërojnë mbrojtjen e lirisë së mendimit" që përfaqëson çmimi, shtoi ai.

Demonstratat politike në Bjellorusi kundër qeverisë dhe Alexander Lukashenkos u ndezën në pas zgjedhjeve presidenciale në gusht.

Lukashenko shpalli fitoren me gati 805 të votove por hasi në kundërshtim të fortë nga opozita me akuzat e manipulimit të zgjedhjeve.

Eurodeputetët dënuan autoritetet Bjelloruse për shtypjen e dhunshme të protestave paqësore në një rezolutë të miratuar në Shtator.

Çmimi do të jepet në një ceremoni në Parlamentin Evropian në 16 Dhjetor.

Finalistët e këtij viti ishin:

Opozita demokratike në Bjellorusi, e përfaqësuar nga Këshilli i Koordinimit, një iniciativë e grave të guximshme dhe figurave politike dhe të shoqërisë civile;

Aktivistët e mjedisit Guapinol dhe Berta Cáceres nga Hondurasi;

Imzot Najeeb Michaeel, Kryepeshkop i Mosulit.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikantit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov.

Është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit Ujgur Ilham Tohti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco