Emër i ri për qytetin kanadez të quajtur Asbest

Emër i ri për qytetin kanadez të quajtur Asbest

10:43, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një qytet I vogël kanadez në rajonin e Quebec, Asbesti ka vendosur të ndryshojë emrin e tij që buron nga aktiviteti mineral në këtë zonë.

Pasi u mbajt referendumi, Val-des-Sources u zgjodh emri i ri për qytetin e vogël kanadez.

Val-des-Sources u zgjodh me 51 % të votave të banorëve.

Asbesti që është qyteti ku banojnë rreth 7 000 persona ka minierën e asbestit më të madhe në botë.

Të gjithë personat që ishin mbi 14-vjeç kishin të drejtë vote dhe pas konsultimeve u vendos për disa emra dhe duhej që me referendum të zgjidhje njëri nga ato.

Emrat e përzgjedhur ishin: L'Azur-des-Cantons, Jeffrey-sur-le-Lac, Larochelle, Phénix dhe Trois-Lacs dhe Val-des-Sources.

 Këshilli i qytetit tha që konotacioni pengonte aftësinë e tij për të tërhequr investime të huaja dhe njoftoi nëntorin e kaluar se ishte në  kërkimi për një emër të ri.

Emri është "mbi të gjitha, frymëzues për të ardhmen", tha Kryebashkiaku Hugues Grimard.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco