COVID-19/ Mbi 18 mijë të infektuar dhe 80 viktima në Britani

COVID-19/ Mbi 18 mijë të infektuar dhe 80 viktima në Britani

18:49, 19/10/2020
A+ Aa A-

Për sa i përket shifrave të personave që kanë vdekur apo që janë infektuar nga koronavirusi, Britania e Madhe vazhdon të jetë në një situatë aspak të këndshme.

Në 24 orët e fundit, në Britani kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 80 njerëz. Kurse, në total kanë vdekur për shkak të virusit në shtetin britanik, 43 726 individë.

Ndërsa, sa i përket rasteve, autoritetet britanike kanë raportuar se janë infektuar kohët e fundit me koronavirus 18 804 persona.

Kurse, të infektuar në total me Covid-19 në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe janë deri tashmë 741 212 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë rekord për sa i përket numrit të personave të infektuar me koronavirus, me afër 8.4 milionë njerëz. Pas SHBA, më shumë të infektuar me Covid-19 ka India, më pas vjen Brazili, Rusia, Argjentina etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco