Rritet bilanci i viktimave në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Shkon në 729 numri i të vdekurve

Rritet bilanci i viktimave në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Shkon në 729 numri i të vdekurve

17:00, 19/10/2020
A+ Aa A-

Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e rajonit të Nagorni-Karabah tha se kishte regjistruar edhe 19 viktima të tjera në mesin e ushtrisë së saj.

Me shifrat e sotme është rritur numri i ushtarëve të vdekur në 729 gjithsej, që kur luftimet me forcat azere shpërthyen më 27 shtator.

Luftimet janë shtuar në nivelin më të keq që nga vitet 1990, kur u vranë rreth 30 000 njerëz.

Edhe njëherë, në rajonin e diskutueshëm të Nagorni – Karabakut nisën përplasjet historike e tradicionale mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Azerbajxhani e kontrollon territorialisht këtë rajon, ndërsa armenët etnikë janë ata që realisht drejtojnë në Karabak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco