'Kumbari': ish-ministri meksikan i Mbrojtjes ndihmoi në transportimin e tonelatave  me kokainë

'Kumbari': ish-ministri meksikan i Mbrojtjes ndihmoi në transportimin e tonelatave me kokainë

07:45, 17/10/2020
A+ Aa A-

 Ish-ministri i Mbrojtjes i Meksikës Salvador Cienfuegos përdori pushtetin e tij zyrtar për të mbrojtur një fraksion të kartelit Beltran-Leyva, duke zhvilluar operacione kundër bandave rivale dhe madje duke gjetur transportin detar për të transportuar drogë, thanë prokurorët e SH.B.A. të Premten.

Cienfuegos, i arrestuar në aeroportin e Los Anxhelos të enjten, mori ryshfet në këmbim për të mbrojtur,  përfshirë edhe paralajmërimin e anëtarëve të kartelit për hetimet që kryente SHBA, sipas prokurorëve në Neë York ,që e kanë ngarkuar 72-vjeçarin me katër akuza të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

"Në këmbim të ryshfetit, ai lejoi që Karteli H-2 - një kartel që ushtronte, dhunë, vrasje, tortura, të vepronte pa u ndëshkuar në Meksikë", thanë prokurorët në një proces gjyqësor.

Karteli H-2 është një emër për një mbetje të bandës Beltran-Leyva.

Cienfuegos shërbeu nga 2012 në 2018 në qeverinë e Presidentit Enrique Pena Nieto, ku disa prej ndihmësve të tij dhe anëtarëve të partisë tani akuzohen për korrupsion të nivelit të lartë. Pena Nieto i ka mohuar akuzat se ai ka marrë ryshfet nga karteli.

Paraburgimi vjen më pak se tre javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Presidenti Donald Trump, duke kërkuar një mandat të dytë,e ka bërë përparësi goditjen e karteleve të drogës, megjithëse pa përparim të madh që kur ai mori detyrën në 2017.

Arrestimi i Cienfuegos - me nofkën El Padrino ose Kumbari, në një padi të gushtit 2019 që u vulos kur ai ishte në paraburgim në SHBA - shënoi herën e parë që një ish-ministër meksikan i mbrojtjes akuzohej dhe arrestohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco