Përmbytet Italia/ Dy persona humbin jetën, izolohen disa fshatra prej shirave të rrëmbyeshëm

Përmbytet Italia/ Dy persona humbin jetën, izolohen disa fshatra prej shirave të rrëmbyeshëm

23:00, 03/10/2020
A+ Aa A-

Shirat e rrëmbeshëm në Itali kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete, ku si pasojë shumë rrugë janë shkatërruar, ndërsa disa fshatra në perëndim të Milanos janë izoluar.

Sipas raportimeve, të paktëm dy persona kanë humbur jetën.

Një zjarrfikës 53-vjeçar vdiq në Itali gjatë një operacioni, ndërsa një 36-vjeçar u mbyt kur makinën e tij e mori rrjedha e lumit.

Sipas presidentit të rajonit të Piemontes, reshjet e shiut janë më të forta që nga viti 1994 , kur 70 njerëz humbën jetën në përmbytjet në Po dhe Tarano. Përmbytjet kanë përfshirë edhe juglindjen e Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco